Ndikimi i faktorëve të huaj mbi ngjarjet aktuale dhe gjendja e sigurisë në RSFJ sipas këndvështrimit të Sekretariatit Federal për Punë të Brendshme

Autorët

  • Vullnet Iseni

Fjalët Kyçe:

Agjent, shërbim, përfaqësi diplomatike, Jugosllavi, Kosovë etj

Abstrakti

Sipas dokumentit sekret Jugosllavë, hartuar nga Sekretariati Federal për Punë të Brendshme në Beograd, në prill të vitit 1990, gjerësia e fushës së veprimtarisë, shumëllojshmëria e përmbajtjes, formës, metodës dhe mjeteve të përdoruara në veprimtarinë e faktorit të huaj në Jugosllavi, përshinë pjesëmarrjen e një numri të madh subjektesh si bartës dhe pjesëmarrës në këtë veprimtari. Në këtë rol shfaqen shërbimet e huaja të inteligjencës nga Amerika, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Shqipëria, Rumania si dhe vende e tjera që veprojnë nga qendrat e tyre jashtë vendit, përmes përfaqësive diplomatike dhe përfaqësuesve të tjerë në institucione të ndryshme shtetërore dhe para shtetëror. Shërbimet e huaja të inteligjencës përmes agjentëve të tyre janë thelbi bazë i armikut të brendshëm ose më saktë të jashtëm, duke i përdorur marrëdhëniet dypalëshe dhe shumëpalëshe, bashkëpunim brenda grupeve të ndryshme ekonomike si dhe institucioneve e tjera të specializuara. Shërbimet perëndimore operojnë në mënyrë aktive nga 25 qendra të huaja, në të cilat punojnë 58 oficerë të inteligjencës. Nga Shqipëria aktualisht ka 19 qendra, 60 oficerë të inteligjencës dhe 37 agjentë në drejtim të Jugosllavisë. Veprimtaria e shërbimit shqiptar zhvillohet në dy drejtime kryesore: Qendrat e sigurimit Tiranë, Shkodër, Tropojë, Kukës, Peshkopi, Pogradec, Korçë dhe përfaqësitë diplomatike shqiptare në Stamboll, Vjenë, Romë, Bon, Paris, Bruksel, Stokholm, Nju Jork, Sofje, Varshav dhe Bukuresht. Qëllimi i Republikës Popullore të Shqipërisë, respektivisht i ambasadorëve të Shqipërisë, po ashtu edhe ambasadori në Beograd në çdo takim me përfaqësuesit e vendeve tjera e paraqesin çështjen e Kosovës, shqiptarët që jetojnë në viset e tjera të Jugosllavisë, se si aparati shtetëror po përdorë dhunë ndaj qytetarëve shqiptarë etj. Vullnet ISENI 360 Të gjitha qendrat përmes agjentëve të tyre e ndjekin situatën në Lidhjen Komuniste të Jugosllavisë situatën në Kosovë, Kroaci, Slloveni dhe në Armatën Popullore të Jugosllavisë. Sipas Mate Mesterovic, pas takimit që kishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qëndrimi i administratës amerikane konfirmoi korrektësinë e idesë së tij për domosdoshmërinë e bashkëpunimit në mes të kroatëve, shqiptarëve dhe sllovenëve jashtë dhe brenda me qëllim të shpërbërjes së Jugosllavisë dhe nevojës për ndarje paqësore nga serbet. Edhe emigracioni shqiptar, respektivisht lëvizjet e ndryshme në Evropë, Amerikë e gjetiu në masë të madhe ndikuan në ngritjen e çështjes shqiptare në Kosovë dhe pozitën e shqiptarëve në RSFJ, të kryesuara nga Xhafer Shatri e Emin Fazliu. Për t’i arritur qëllimet, pa ndërprerë dërgonin materiale deri te OKB-ja, Parlamenti Evropian, Departamenti për të drejtat e njeriut, etj. Komuniteti shqiptar në Amerikë përmes senatorëve dhe kongresistëve si Dio Gardi, Dol, Reigel, Bromfeld, etj., arriti në prezantimin e rezolutës në Kongresin Amerikan për mbrojtjen e shqiptarëve në RSFJ.

Downloads

Download data is not yet available.

References

1. Është vërtetuar se janë dy qendra të përhershme të inteligjencës që janë të drejtuara

2. Për ilustrim, theksojmë se 3 vjet më parë BND ofroi një shpërblim prej 100,000

4. Anëtarët e Organizatës Ndërkombëtare të Emigracionit kanë pozita të mira në struk-

5. Në kuadër të debatit ndërkombëtar “Çështja Kroate”, Mestroviç vendosi kontakte

6. Një “lidhje” e tillë është bërë në mars të vitit 1989 në një seminar të organizuar nga

7. Sipas Sekretariatit për Punë të Brendshme të Jugosllavisë emëroheshin organizata

8. Xhafer Satri është figura më e rëndësishme në Lëvizjen Popullore të Republikës së

Downloads

Botuar

2025-11-21

How to Cite

Iseni, V. (2025). Ndikimi i faktorëve të huaj mbi ngjarjet aktuale dhe gjendja e sigurisë në RSFJ sipas këndvështrimit të Sekretariatit Federal për Punë të Brendshme. Instituti I Historisë "Ali Hadri" Kosovë, 359–372. Retrieved from https://www.konferenca-al-actp.fra1.mystaging.site/ih-rks/article/view/1723