Instituti i Historisë në kuadër të ushtrimit të veprimtarisë shkencore, që nga themelimi e deri më sot, ka organizuar shumë evenimente shkencore. Institut ka organizuar tryeza shkencore, konferenca, dhe simpoziume për ngjarje dhe personalitete të rendësishme të historisë kombëtare. Në këto organizime kanë marrur dhe marrin pjesë studiues jo vetëm shqiptarë por edhe të huaj. Instituti i Historisë në kuadër të veprimtarisë së vet shkencore ka vënë bazat e bashkëpunimit nderkombëtar me institucione simotra në rajon dhe më gjërë.
Arkivat
-
Diaspora Shqiptare dhe Çështja e Kosovës 1912-2008
2025Materiale nga Konferenca Shkencore, 3 dhe 4 qershor 2025
-
Rugova: kryengritja dhe masakrat më 1918-1919
Kumtesa të simpoziumit shkencor “100-vjetori i kryengritjes dhe i masakrave të Malit të Zi e të Serbisë në Shtupeq dhe në katunde të tjerë të Rugovës, më 1919’’, Pejë, më 15 shkurt 2019, mbajtur nga Universiteti ’’Haxhi Zeka’’, Pejë, dhe Klubi i Intelektualëve i Rugovës, Prishtinë
-
Jasharajt dhe lufta çlirimtare
Materiale nga Konferenca shkencore ndërkombëtare:“Jasharajt dhe lufta çlirimtare”, organizuar me rastin e vitit jubilar, 20-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Prishtinë, më 6 mars 2018
-
Kosova 1989-1999 - Organizimi dhe qëndresa për çlirim
Materiale nga Konferenca Shkencore, 13-14 qershor 2024
-
Konferenca e Bujanit: retrospektiva dhe rezultatet historike
2024Materiale nga konferenca shkencore, 8 dhjetor 2023
-
Roli i grave në jetësimin e shtetit të Kosovës
2023Aspekte sociale, kulturore dhe politike nga viti 1980 deri në ditët e sotme
(Materiale nga Konferenca Shkencore Ndërkombëtare, 5 maj 2023)
-
Pranvera e madhe shqiptare - 40 vjet nga demonstratat e vitit 1980
Përmbledhje kumtesash nga Simpoziumi me rastin e shënimit të 40-vjetorit, mbajtur në Shtutgart, më 17-18 prill 2021
-
Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë
Materiale nga Konferenca shkencore: “Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë”, 40-vjetori. Mbajtur në Prishtinë, me 10 qershor 2021
-
Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në 550-vjetorin e vdekjes
Materiale nga Konferenca shkencore ndërkombëtare:“Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në 550-vjetorin e vdekjes”, mbajtur në Prishtinë, më 16 tetor 2018
-
Veprimtaria atdhetare e intelektuale e Adem Demaçit
Punime të konferencës shkencore “Veprimtaria atdhetare dhe intelektuale e Adem Demaçit” organizuar në në 80-vjetorin e lindjes së tij.
29 shkurt dhe 1 mars 2016
-
Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878-1881
Punime të konferencës shkencore organizuar në Prishtinë më 10 qershor 2008 me rastin e 130-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
