Formimi dhe shtrirja e Vilajetit të Kosovës
Parole chiave:
Vilajeti i Kosovës, viti 1877, sanxhaqet, Kongresi i Berlinit, Prishtina, ShkupiAbstract
Gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX, përkundër krizës së rëndë nëpër të cilën po kalonte, Perandoria Osmane bënte përpjekje për të mbijetuar duke ndërmarrë reforma të ndryshme. Kështu, krahas reformave tjera, shteti osman bëri edhe rregullimin e ri administrativ duke themeluar vilajetet, si njësi më të mëdha administrative. Prandaj, në territoret shqiptare u formuan disa vilajete, e një nga ato ishte edhe Vilajeti i Kosovës. Për Vilajetin e Kosovës është shkruar në shumë tekste dhe nga shumë autorë. Por, në këto publikime vërejmë dallime të ndryshme rreth vitit të formimit të tij, shtrirjes gjeografike dhe përbërjes etnike. Ani pse shumë studiues janë marrë me vilajetin në fjalë, pothuajse asnjëri nuk e kanë të njëjtë datën apo vitin e formimit të Vilajetit të Kosovës. Për këtë vilajet kanë shkruar: Zija Shkodra, Shukri Rrahimi, Irina G. Senkeviç, Sami Frashëri, Stavro Skendi, Ismail Ereni, Skënder Rizaj, Kristaq Prifti, Mucise Ünlü etj. Megjithatë, gjykuar nga të dhënat e botuara dhe të pabotuara, viti apo data më e saktë e themelimit të Vilajetit të Kosovës, është 1 shkurt 1877, në fillim me kryeqendër Prishtinën. Në fund të viteve ’80 të shekullit XIX, përveç që qendra e vilajetit kaloi në Shkup, u bënë edhe disa ndryshime të pjesshme administrative, të cilat mbeten deri në tetor e në nëntor të vitit 1912, kur u pushtua nga forcat ushtarake serbo-malazeze. Andaj, deri në fund të vitit 1912, Vilajeti i Kosovës kishte këto sanxhaqe: Sanxhaku i Shkupit; Sanxhaku i Prishtinës; Sanxhaku i Prizrenit; Sanxhaku i Pejës; Sanxhaku i Pazarit të Ri (Novi Pazar), dhe Sanxhaku i Tashlixhes (Plevles). Në kohën kur është themeluar Vilajeti i Kosovës, pjesë e tij ishte edhe Sanxhaku i Nishit dhe i Pirotit apo Toplica siç njihet në popull, dhe që kishte rreth 10.000 km 2. Mirëpo, gjatë luftërave 1877-1878, popullata shqiptare (muhaxhirët) u shpërngulën me forcë nga ushtria pushtuese serbe. Në rrethana të tilla, Kongresi i Berlinit, këtë pjesë e shkëputi nga Vilajeti i Kosovës, dhe ia bashkoi shtetit serb. Prandaj, në fillim të formimit, ky vilajet kishte rreth 45.000 km2. Mirëpo, pas vendimeve të Kongresit Izet MIFTARI 200 të Berlinit (1878), sipërfaqja territoriale e Vilajetit të Kosovës u tkurr shumë, dhe që nga kjo kohë, e deri me pushtimin e tij nga forcat pushtueses serbe e malazeze (në fund të vitit 1912), ky vilajet pati rreth 33.000 km2 sipërfaqe territoriale.Downloads
Riferimenti bibliografici
1. Emin Pllana, Kosova dhe reformat në Turqi, Enti i Historisë së Kosovës, Prishtinë,
3. Hasan Kaleshi & Hans Jurgen, Vilajeti i Prizrenit, “Përparimi”, Prishtinë, 1967, Nr,
4. Gazmend Rizaj, Popullsia e Perandorisë Osmane në Evropë gjatë shekullit XIX
5. Hasan Kaleshi & Hans Jurgen, Vilajeti i Prizrenit..., f. 167.
6. Noel Malkolmi, Kosova-Një histori e shkurtër, Koha & Shtëpia e Librit, Prisht-
8. Kristaq Prifti, Popullsia e Kosovës 183-1912), Akademia e Shkencave e Shqipërisë,
9. Ismail Eren, Štamparija Kosovskog Vilajeta u Prisitini 1877-1878, në “Gjurmime
10. Skënder Rizaj, Roli i Mit’hat Pashës në krijimin e Vilajetit të Kosovës, “Gjurmime
11. Po aty, f. 191.
13. Po aty, f. 194.
14. Po aty.
15. Državni Arhiv na Republika Makedonija, Britinski dokumenti za istorijata na
16. Mucize Ünlü, Vilajeti i Kosovës (1877-1912), Tiranë, 2023.
18. Sabit Uka, Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit dhe vendosja e tyre në
19. Kristaq Prifti, Vilajeti i Kosovës..., f. 240-241.
20. Akademia e Shkencave, Qendra e Enciklopedisë Shqiptare, Kosova në vështrim
21. Historia e Popullit Shqiptar II, Akademia e Shkencave e Shqipërisë-Instituti i
22. Ali Hadri, Gjakova prej themelimit deri më 1941, ”Kosova” 1, Enti i Historisë së
23. Emin Pllana, Kosova dhe reformat në Turqi, f. 23.
24. Po aty.
25. Po aty, f. 212.
27. Liman Rushiti, Ndarja territoriale dhe rregullimi administrativ i Kosovës 1878-
28. Po aty, f. 16.
29. Po aty.
31. Skënder Rizaj, Vilajeti i Kosovës…, f. 218.
32. Po aty, f. 219. Në këtë të dhënë mungon sanxhaku i Novi Pazarit!
33. Jashar Rexhepagiqi, Shkollat dhe arsimi në Kosovë nga fundi i shekullit XVIII gjer
35. Liman Rushiti, Ndarja territorial dhe rregullimi…, f. 14.
36. Po aty, f. 14, 15.
37. Qyteti i Vushtrrisë, në gjuhën serbe njihet me emërtimin Vuçiternë, dhe si i tillë
38. Emin Pllana, Kosova dhe reformat në Turqi, f. 22.
39. Po aty.
40. Zija Shkodra, Qyteti shqiptar gjatë rilindjes, Akademia e Shkencave e RPS të
41. Po aty.
42. Po aty.
43. Historia e Popullit Shqiptar II..., f. 47.
45. Historia e Popullit Shqiptar II..., f. 49.
86. Nga kjo tabelë, përfundojmë se Vilajeti i Kosovës kishte 6 sanxhaqe,
47. Po aty.
48. Skënder Rizaj, Vilajeti i Kosovës..., Prishtinë, 2011, f. 149.
49. Gazmend Rizaj, Popullsia e Perandorisë Osmane në Evropë gjatë shekullit XIX...,,
51. Misha Glenny, Histori e Ballkanit 1804-1999, Tiranë, 2007, f. 71.
52. Po aty.
54. Gazmend Rizaj, Popullsia e Perandorisë Osmane në Evropë gjatë shekullit XIX..., f. 285.
55. Nedim Ipek, Emigrimet në Vilajetin e Kosovës , Kumtesë shkencore në botim, mba-
56. Skënder Rizaj, Vialjeti i Kosovës…, f. 217.
58. Osmanli Arşivi Belgelerinde Kosovo Vilayeti..., f. 331.
61. Gazmend Rizaj, Popullsia e Perandorisë Osmane gjatë shekullit XIX…., f. 293,294.
62. Mark Krasniqi, Rojtarët shqiptarë të kishave ortodokse në Kosovë, në “Studime sho-
63. Iorga, N., Breve historie de l’albanie et du puple albanais, Publications de L’In-
65. Po aty.
66. Noel Malkom, Kosova-Një histori e shkurtër..., f. 212.
68. Peter Bartl, Myslimanët shqiptarë në lëvizjen për pavarësi kombëtare (1878-1912),
69. Kristaq Prifti, Popullsia e kazasë së Shkupit sipas burimeve arkivore të viteve 1902-
