Gjeopolitika e re e Ballkanit pas Luftës Ruso-Osmane 1877-1878 dhe shqiptarët
Mots-clés :
krizë, kryengritje, marrëveshje, traktat, pavarësi, autonomiRésumé
Shpërthimi i Kryengritjes në Bosnje dhe Hercegovinë (1875) shënoi fillimin e Krizës së Madhe Lindore, e cila kulmin e saj e arriti me Luftën Ruso-Osmane 1877-1878. Fundi i kësaj lufte me fitoren e Rusisë e ndryshoi ndjeshëm gjeografinë politike të zotërimeve të deri atëhershme osmane. Kjo luftë pati pasoja të thella për Ballkanin, duke çuar në një rikonfigurim të madh të peizazhit gjeopolitik të rajonit. Lufta përfundoi me Traktatin e Shën Stefanit (3 mars 1878), e pasuar nga Kongresi i Berlinit (qershor-korrik 1878), i cili rishikoi kushtet për të balancuar interesat e Fuqive të Mëdha. Janë tepër prcaktuese për të ardhmen e shqiptarëve dhe tokave të tyre, ndryshimet territoriale dhe gjeopolitike që prodhoi Kriza lindore. Osmanët nën kushtet e marrëveshjeve të mësipërme humbën territore të rëndësishme evropiane. Rumania, e cila luftoi përkrah Rusisë, fitoi pavarësinë e plotë. Ajo mori gjithashtu Dobrujën Veriore nga osmanët, por u detyrua t’ia dorëzonte Rusisë Besarabinë Jugore. Si Serbia ashtu edhe Mali i Zi u njohën zyrtarisht si shtete të pavarura dhe zgjeruan territoret e tyre, me Malin e Zi që fitoi qasje në Adriatik. Përkohësisht Traktati i Shën Stefanit krijoi një Bullgari të madhe autonome, që shtrihej nga Danubi deri në Egje dhe përfshinte Maqedoninë, por e cila u rikthye në kufij më të reduktuar me vendimet e Kongresit të Berlinit, duke lenë Rumelinë Perëndimore dhe Maqedoninë në Perandorinë Osmane. Si pasoja të drejtpërdrejta të këtyre ndryshimeve Rusia dhe Austro-Hungaria dolën si rivalët kryesorë për ndikim në rajon. Në gjeopolitikën e re të Ballkanit Serbia, Mali i Zi, Greqia por edhe Bullgaria autonome po projektonin “zgjidhjen” e fatit të zotërimeve osmane në favor të tyre. Këto synime në vetvete ishin kërcënimi më i madh për shqiptarët dhe për aspiratat e tyre kombëtare. Lufta e Parë Ballkanike 1912-1913 është shpërfaqja ekstreme e këtij kërcënimi.Téléchargements
Références
1. Barbara Jelavich, The Ottoman Empire, The Great Powers, and the Straits Questions,
2. Po aty.
3. Gordon A. Craig and Alexander L. George, Force and Statecraft-Diplomatic
4. A.J.P. Taylor, The Struggle for Mastery in Europe, 1848-1918, Oxford, England:
5. Barbara Jelavich, The Ottoman Empire..., f. 22.
7. W.R. Fryer and B. Litt, “The Republic and the Iron Chancellor: The Pattern of
9. W.R. Fryer and B. Litt, The Republic..., f. 171.
10. Besimi i Austrisë për të ruajtur rendin konservator dhe ekuilibrin e fuqisë
11. Mihailo D. Stojanovic, The Great Powers and the Balkans, Cambridge, England:
12. G.D. Clayton, Britain and the Eastern Question-Missolonghi to Gallipoli, London:
13. Arnold Suppan, “Bosnischer Aufstand und Orientkrise, 1875- 1878,” Osterreichische
14. Dr. Nina Markovic Khaze, European Diplomacy in Crisis: Congress of Berlin of
15. John M Hobson, Colin Tyler (ed), Selected Writings of John A. Hobson 1932-1938
16. Dr. Nina Markovic Khaze, European..., f. 153.
17. Po aty.
18. Teobaldo Filesi, “La partecipazione dell’Italia alla conferenza di Berlino.” Africa:
19. Dr. Nina Markovic Khaze, European..., f. 153.
20. Dr. Nina Markovic Khaze, European..., f. 154.
21. Thomas Erskine Holland, The European Concert in the Eastern Question: A Collection
22. Dr. Nina Markovic Khaze, European..., f. 165.
23. Holland, The European Concert..., f. 226.
24. Po aty, f. 231.
25. Dr. Nina Markovic Khaze, European..., f.165.
26. Aleksandër Karathéodori Pasha (1833-1906), një fanariot me prejardhje greke dhe
28. Po aty, f. 12-14.
32. British and Foreign State Papers, Vol. 69-70, f.466, https://babel.hathitrust.org/cgi/
33. Edward Hertslet, The Map of Europe by Treaty: Political and Territorial Changes,(Vol.
35. Barbara Jelavich, History of the Balkans- Eighteenth and Nineteenth Century,
36. Po aty, f. 364.
37. Po aty.
