Kufiri - simbol i ndarjes me pasoja kombëtare te shqiptarët në Mal të Zi

Auteurs

  • Nail Draga

Mots-clés :

Kufiri i imponuar, zona kufitare, mbijetesa e shqiptarëve, komunikimi ndërkufitar

Résumé

Në hapësirën etnogjeografike shqiptare çështja e kufijve ka marrë përmasa të veçanta në pjesën e dytë të shek. XIX, kur në Evropën Juglindore, filluan të formohen shtetet kombëtare. Pikërisht një dukuri e tillë u përcaktua në sajë të vendimeve në Kongresin e Berlinit(1878), ku filloi dekompozimi i hapësirës shqiptare, që vazhdoi më pas në Konferencën e Londrës (1913), me pasoja të mëdha territoriale e demografike. Në këtë aspekt në veriperëndim të hapësirës shqiptare, vise shqiptare iu dhuruan Malit të Zi, duke iu shkëputur shtetit amëShqipërisë. Në rrethana të reja shoqërore e politike, në kuadër të regjimeve e sistemeve të kohës, shqiptarët e këtyre viseve kanë luftuar për të mbijetuar në mbrojtje të identitetit të tyre kombëtar. Kemi të bëjmë me të jetuarit në zonën kufitare, e cila për shqiptarët ishte simbol i kufirit të imponuar, që ka pasur pasoja të ndryshme, që janë të pranishme deri në ditët tona. Vetëm ata që e kanë përjetuar për dekada me radhë një gjendje të tillë, të ndarë nga një kufi i hekurt dhe të izoluar nga populli e shteti amë, mund ta kuptojnë se kufiri nuk ishte thjesht simbol i ndarjes. Siç do të dëshmojnë të dhënat që do të paraqiten në këtë kumtesë, të jetuarit në zonën kufitare përbënte një sfidë të vazhdueshme të ekzistencës dhe të mbijetesës kombëtare.

Téléchargements

Les données relatives au téléchargement ne sont pas encore disponibles.

Références

1. Bjorn Thomasen, “Kufijtë simbolikë dhe politikë-perspektiva antropologjike”, Bu-

3. Nail Draga, Etnia dhe hapësira, Art Club, Ulqin, 2017, f. 189-190.

4. Societe des Nations, volume CLIX, 1935-1936, nr: 3649-3680, f. 51, 55, 57; Gavro

5. Nail Draga, Shqiptarët në Mal të Zi, Art Club, 1994. f. 80.

7. Në lidhje me këtë çështje shih: QPZH, Demarkacioni Kosovë-Mali i Zi (aspekte

Téléchargements

Publiée

2025-11-21

Comment citer

Draga, N. (2025). Kufiri - simbol i ndarjes me pasoja kombëtare te shqiptarët në Mal të Zi. Instituti I Historisë "Ali Hadri" Kosovë, 383–396. Consulté à l’adresse https://www.konferenca-al-actp.fra1.mystaging.site/ih-rks/article/view/1725