Përplasje aleatësh për kufijtë administrativë në Kosovë gjatë Luftës së Parë Botërore

Auteurs

  • Fitim Rifati

Mots-clés :

Kufij, Kosovë, përplasje, bullgarë, austro-hungarezë

Résumé

Gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore, çështja e përcaktimit të vijës së demarkacionit administrativ ndërmjet Mbretërisë së Serbisë dhe Mbretërisë së Malit të Zi u riaktualizua, veçanërisht në verën e vitit 1914, si pasojë e aspiratave territoriale malazeze drejt Prizrenit. Operacionet ushtarake malazeze ndaj popullsisë shqiptare u përdorën si pretekst për shtrirjen graduale të administrimit në zonat rurale. Angazhimi i Serbisë në luftë kundër Austro-Hungarisë e ndërpreu përkohësisht këtë proces. Në çerekun e fundit të vitit 1915, pushtimi i Kosovës nga forcat bullgare dhe austro-hungareze solli tensione ndërmjet aleatëve të Fuqive Qendrore, duke nxitur rishqyrtimin e marrëveshjeve ekzistuese. Depërtimi bullgar në Kosovë dhe në Elbasan synonte vendosjen e kontrollit territorial. Përshkallëzimi i situatës detyroi Gjermaninë të ndërmjetësonte për stabilizimin e marrëdhënieve ndërmjet aleatëve. Marrëveshja e 1 prillit 1916 përcaktoi një vijë të përkohshme demarkacioni në Kosovë, ndërsa çështja u rihap në Vjenë më 5 dhjetor 1916. Deri në përfundim të luftës, këta kufij u konsideruan të përkohshëm si nga autoritetet austrohungareze, ashtu edhe nga shqiptarët. Kumtesa synon të analizojë fazat kryesore të përshkallëzimeve ushtarake të aleatëve serbë e malazezë dhe veçanërisht bullgarë e austro-hungarezë në Kosovë përgjatë viteve 1914-1918.

Téléchargements

Les données relatives au téléchargement ne sont pas encore disponibles.

Références

2. Po aty, f. 96.

3. Haus und Hof Staats Archiv, Wien, Politisches Archiv, Albanien (më tej: HHSt.A.

4. Bulgaria self-revealed, documents collected by Victor Kuhne, London: “Constable

5. Martin Valkov, “When Bulgaria and Austria-Hungary were neighbours: agreements

6. Heiko Brendel & Emmanuel Debruyne, “Resistance and repression in occupied

7. Martin Valkov, “When Bulgaria and Austria-Hungary were neighbours…”, f. 249-250.

8. Zhivko Avramovski, “Konflikti austro-hungarez-bullgar rreth Kosovës dhe synimet

9. AIHT, Vj.26-6-660, nr.9894, Raport i kontit Turn nga Teshen, dërguar MPJ në Vjenë,

10. AIHT, A.IV.271, Fondi: Dokumente të ndryshme të ambasadës bullgare në Vjenë (1914-

11. Po aty.

13. Българската армия в Първата световна война (1915-1918), Том II, Съставители:

14. Martin Valkov, “When Bulgaria and Austria-Hungary were neighbours…”, f. 252-

15. Po aty.

17. Austria-Hungary’s last war, 1914-1918, Edited by the Austrian Federal Ministry of

18. Limon Rushiti, Rrethanat politiko-shoqërore në Kosovë 1912-1918, Prishtinë: “Ril-

19. Bulgaria self-revealed..., f. 17, 26.

20. AIHT, Vj.26-1-191, nr.4815, Rezervat i MPJ në Vjenë dërguar kontit Szechenzi në

21. The General Staff and its Problems - The History of the relations between the High

22. Fitim Rifati, “Kosova në sfondin e marrëdhënieve austro-hungareze e bullgare

Téléchargements

Publiée

2025-11-21

Comment citer

Rifati, F. (2025). Përplasje aleatësh për kufijtë administrativë në Kosovë gjatë Luftës së Parë Botërore. Instituti I Historisë "Ali Hadri" Kosovë, 249–258. Consulté à l’adresse https://www.konferenca-al-actp.fra1.mystaging.site/ih-rks/article/view/1715