Pozita e gruas në shoqëri dhe familje: analizë nga statutet e Shkodrës, Drishtit dhe burime të tjera të kohës

Autorët

  • Teuta Shala-Peli

Fjalët Kyçe:

statutet, grua, shoqëri, familje, Shkodër, Drisht

Abstrakti

Studimet për të ndriçuar pozitën e gruas në shoqëri dhe familje gjatë Mesjetës në hapësirat arbërore janë të një rëndësie të veçantë dhe me interes, pavarësisht që gratë gjatë Mesjetës shpesh ishin të kufizuara në jetën e tyre shoqërore dhe ekonomike. Disa qytete arbërore në statutet e tyre kishin parashikuar një rol specifik për to si në shoqëri, ashtu edhe brenda familjes. Referuar këtij fakti, në Statutet e Shkodrës dhe të Drishtit gratë kishin një pozicion të caktuar juridik dhe shoqëror. Shkodra, si një qytet i rëndësishëm, pati një statut që rregullonte shumë aspekte të jetës shoqërore, duke përfshirë edhe statusin e gruas. Pavarësisht se gratë kishin më pak të drejta se burrat, ato mund të kishin pronë dhe të drejta mbi pasuritë e familjes. Edhe në qytetin e Drishtit, pozita e gruas nuk ishte ndryshe. Ajo mund të ushtronte njëfarë lirie në zgjedhjen e pasurisë dhe kishte të drejta të caktuara për trashëgiminë. Mbështetur në Statutet e Shkodrës dhe Drishtit, ky punim do të trajtojë pozitën dhe rolin e gruas në shoqëri dhe familje. Bazuar në këto statute, si dhe burimet arkivore dhe ato të botuara, në këtë punim do të përqendrohemi te disa karakteristika kryesore të së drejtës së gruas si: 1) e drejta e trashëgimisë dhe e testamenteve; 2) martesa dhe pasuria martesore; 3) mbrojtja ligjore dhe ndëshkimet.

Downloads

Download data is not yet available.

References

1. L. Tholloczy - C. Jericek - E. Sufflay, Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis

2. Ibid.

4. Statutet e Shkodrës, kreu 186.

5. Statutet e Shkodrës, kreu 188.

6. Statutet e Shkodrës, kreu 192.

7. Statutet e Shkodrës, kreu 193.

9. Statutet e Shkodrës, kreu 198.

10. Statutet e Shkodrës, kreu 160. “Vajzat e mbetura pa baba e pa nënë kanë pjesë të

11. Dokumente për historinë, dok. 26; 31; 39: “Unë Aniça e çobanit Klupia..., dua që

12. Dokumente për historinë, dok. 64: në testamentin e hartuar më 6-9 shtator 1400 në

13. Dokumente për historinë, dok. 420: Më 17 mars 1404 në Raguzë, vërtetohet testa-

14. Statutet e Shkodrës, kreu 171.

15. Aleks Luarasi, “E drejta në shtetin e Skënderbeut”, Studime për Epokën e Skënder-

16. Statutet e Shkodrës, kreu 161.

17. Ibid., kreu 166.

19. Baze, Një qytet me statute, 169.

20. Statutet e Shkodrës, kreu 174: “Nëse një burrë i martuar me një grua të ligjshme

21. Për më shumë shih punimin: Prika dhe dhuratat në familjet arbërore me rastin e

23. Ibid., kreu 201.

24. Ibid., kreu 200.

25. Ibid., kreu 202.

26. Ermal Baze, Jeta agrare në komunën e Shkodrës gjatë shek. XIV - fillimi i shek. XV:

27. Statutet e Shkodrës, kreu 87.

Downloads

Botuar

2025-09-26

How to Cite

Shala-Peli, T. (2025). Pozita e gruas në shoqëri dhe familje: analizë nga statutet e Shkodrës, Drishtit dhe burime të tjera të kohës. Instituti I Historisë "Ali Hadri" Kosovë, 199–208. Retrieved from https://www.konferenca-al-actp.fra1.mystaging.site/ih-rks/article/view/1750