Kufijtë e Dardanisë në dëshmitë e autorëve antikë grekë dhe romakë: një shqyrtim kritik i pikëpamjeve dhe kufizimeve burimore

Autorët

  • Emine Hajdari

Fjalët Kyçe:

Dardani, kufij, autorë antikë

Abstrakti

Kumtesa trajton çështjen e kufijve dhe të shtrirjes territoriale të Dardanisë, bazuar në dëshmitë e autorëve antikë grekë dhe romakë. Qëllimi është të shqyrtohet se si këta kufij janë kuptuar, përshkruar dhe përcaktuar në periudha të ndryshme historike, në varësi të zhvillimeve politike dhe administrative të kohës. Autorët e antikitetit japin pamje të ndryshme për Dardaninë: disa e lidhin me botën ilire, të tjerë me traditën trojane, duke ndërtuar rrëfime që ndërthurin mitin me realitetin politik. Këto përfytyrime pasqyrojnë jo vetëm ndryshimet në dijen gjeografike të kohës, por edhe ndikimin e ideologjive dhe të rrethanave në të cilat janë krijuar. Duke ndjekur këtë evolucion, në këtë kumtesë analizohet mënyra se si kufijtë e Dardanisë janë transformuar nga përfytyrime mitologjike e letrare në përcaktime më konkrete gjeografike dhe administrative në kuadër të Perandorisë Romake. Analiza mbështetet në një lexim kritik të burimeve, me synimin për të nxjerrë në pah mospërputhjet, dhe kufizimet burimore në përshkrimet e autorëve antikë. Nëpërmjet kësaj qasjeje, kumtesa thekson nevojën për interpretim të kujdesshëm të dëshmive letrare në funksion të rindërtimit të zhvillimit historik të nocionit të Dardanisë dhe të kufijve të saj si hapësirë gjeopolitike dhe kulturore.

Downloads

Download data is not yet available.

References

1. Homēros, Ilias, XX. 215-306.

2. Gaius Iulius Solinus, Collectanea rerum memorabilium, II, 51.

4. Appianos, Rhōmaika, “Illyrikē” IX, 2.

5. Claudius Aelianus, Varia historia, IV, 1.

7. I njëjti, VII, 5, 1.

8. Titus Livius, Ab urbe condita, XLIV, 31, 1-8.

10. Klaudios Ptolemaios, Geōgraphikē Hyphēgēsis, III, 9, 2 dhe 6.

11. Paulus Orosius, Adversus paganos, VII, vol I, 57, 59.

Downloads

Botuar

2025-11-21

How to Cite

Hajdari, E. (2025). Kufijtë e Dardanisë në dëshmitë e autorëve antikë grekë dhe romakë: një shqyrtim kritik i pikëpamjeve dhe kufizimeve burimore. Instituti I Historisë "Ali Hadri" Kosovë, 33–38. Retrieved from https://www.konferenca-al-actp.fra1.mystaging.site/ih-rks/article/view/1706